Prodhuesi gjerman i veturave, “Volkswagen”, konfirmoi të martën se emrin e kompanisë në Shtetet e Bashkuara do ta ndërrojë në “Voltswagen of America” për shkak të përqendrimit më të madh në vetura elektrike.
Emri i ndryshuar do të futet në fuqi nga muaji maj pasi disa faqe raportuan të hënën për një draft të publikuar gabimisht në uebfaqen e këtij prodhuesi në ShBA, shkruan Reuters.
“Ne mund ta ndryshojmë K-në në T, por çfarë nuk do të ndryshojmë është përkushtimi ynë për t’i prodhuar veturat më të mira në kategori për vozitësit dhe njerëzit kudo”, tha Scott Keogh, shef ekzekutiv i Volkswagen-it për Amerikë.
Prodhuesi i njohur gjerman është zotuar se nga viti 2025 do të prodhojë një milion vetura elektrike në tërë botën.