Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.
Cramon me anë të disa postimeve në Twitter ka përmendur edhe dialogun me Serbinë si proces që nuk mund të neglizhohet.
“Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe ka shumë punë përpara. Brenda saj, ju duhet të luftoni korrupsionin dhe të ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë, nuk ka perspektivë për integrimin në BE”, ka shkruar Cramon.
Cramon ka thënë se Kosova ka bërë shumë hapa në rrugën e saj, mirëpo sfidat që janë përpara nuk janë të lehta.
“Gëzuar ditën e pavarësisë #Kosovo! Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë dhe ajo që është përpara jush nuk është vetëm e lehtë. Por vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm më pak polarizimi dhe më shumë # bashkimi”, tha ajo.
Eurodeputetja gjermane tha se edhe BE-ja duhet ta kryej pjesën e saj, e që është liberalizimi i vizave.
“EU gjithashtu duhet të bëjë punën e saj, t’i japë regjim të lire për vizat Kosovës, por askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhime dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja, përdorni ato! Dhe sot shijoni pushimet tuaja! Urime Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar ajo.
1/3 Happy independence day #Kosovo! You've made many steps on the long road & what is ahead of you isn't only easy. But your country is full of potential.Instability often seems like the rule not the exception, but for the society less #polarisation & more #unity 'll be important
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 17, 2021