Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Cramon i bëri këto komente në Twitter, duke iu përgjigjur gazetares austriake Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.
“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme të Francës? Bllokimi i një shteti me 1.8 milion banorë me vite e vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çfarë përfiton konkretisht nga kjo një shtet me 67 milionë banorë?”, ka pyetur gazetarja austriake
“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme të Francës? Bllokimi i një shteti me 1.8 milion banorë me vite e vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çfarë përfiton konkretisht nga kjo një shtet me 67 milionë banorë?”, ka pyetur gazetarja austriake.
Në një postim tjetër ajo ka thënë “do të më interesonte vërtet se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre
Ndaj këtij postimi të gazetares austriake ka reaguar Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo ka thënë se “Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar Cramon.