Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, përcjell KosovaPost.
Ajo është shprehur se në përvojën e saj 20 vjeçare si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve, kurrë nuk ka parë diçka si në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Para Parlamentit Evropian, Cramon tha se zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara dhe të vjedhura.
“Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të riregjistroheshin apo do t’u bëheshin presion për të votuar për SNS-në”, tha ajo.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, Parlamenti Evropian qëndron me ju. Së pari, ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996”, tha Cramon në një fjalim të saj në Parlamentin Evropian, tha mes në tjerash Cramon.
Ndër të tjera eurodeputetja gjermane tha se është në interesin e të gjithëve që të shihet një Serbi demokratike dhe evropiane, e cila do ta udhëheqite të gjithë rajonin drejt Bashkimit Evropian.