Në një postim në rrjetin social Twitter, mbi një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo shprehet se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.
“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë gjithashtu”, ka shkruar ajo.
Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Klankosova.tv.