Votimet e 15 tetorit, sfida e radhës për muslimanët në Austri

Votimet e 15 tetorit, sfida e radhës për muslimanët në Austri

Shkruan: Dr. Miran Sadiku

Që prej se shteti Austriak në vitet e 60-ta bëri marrëveshje për pranimin e krahut të punës” me Turqinë dhe ish Jugosllavin, qeveria vendore filloi të ballafaqohej edhe me sisteminin e këtyre punëtorëve të cilët në fillim ishin paraparë vetëm si puntorë sezonal apo për një kohë të caktuar. Duhet përmendur se këta punëtor erdhën fillimisht të vetëm dhe pjesa më e madhe e tyre ishte me arsimim shumë të ulët.

Këta punëtor vinin kryesishtë  nga zona rurale dhe të thella të Turqisë dhe vendeve të ish- Jugosllavisë. Ata u vendosen në Kantiere dhe vende të ndara prej vendasëve. Bënin punët që praktikisht nuk i bënte tjetër kush, dhe kohën e lirë e kalonin mes vete, pa pasur shumë mundësi për të kommunikuar me austriakët.

Ata jetonin po thuaj se në Geto. Si një grup i tillë nuk i pengonte askujt. Në vitet më pas, kur një pjesë e mirë e tyre filloi të sjellë familjet e tyre dhe të kerkonin ambiente banimi më të mira dhe ku do të kishin privatësi më të madhe, filluan edhe sfidat e vërteta për shtetin austriak. Kështu dukej para 40 e më shumë vitesh.

Tani kemi të bjmë me një realitet të ri, me pothuaj një milion të huaj, ku 700. 000 prej tyre janë musliman, ose 7% e popullsis së përgjithshme austriake. Pjesa më e madhe e tyre kanë origjinë turke, boshnjake dhe nga vendet arabe. Në Austri veprojnë mbi 400 shoqata dhe xhami të komunitetit musliman. Për më shumë, shiko grafiken në vijim.

 

Zgjedhjet në Gjermani përfunduan dhe tani edhe epilogu i tyre dihet. E njëjta sipas njohësve të situatës në vend pritet të ndodh edhe në Austri. Forcat e djathta do të marrin më shumë vota, pasi ato janë të fokusuara kundër ardhjes së të huajve në vend dhe mos islamizimit të mëtejshëm të Austrisë, reduktimin e të ardhurave për Azilkerkuesit dhe presion më të madh për ata që marrin ndihma sociale. Njëra nga partitë kryesore kërkon, që azilkërkuesit të punojnë për komunat, duke pastruar parqet apo shtëpit e menaxhuara nga komunat, për një bukë goje.

Islami dhe Muslimanet janë më shumë se kurrë, temë e kësaj fushate. Partitë kanë vendosur që edhe përmes pllakatave të pozicionohen në lidhje me qëndrimet e tyre rreth Islamit, p.sh një parti kërkon ndalimin e islamizimit në Austri, tjetra kërkon që Islami të pranohet si pjesë e identitetit austriak, e keshtu me radhë.

Qerdhet islame dhe xhamitë padyshim se janë tema të nxehta të kësaj fushate. Më e freska është, se nga 1 Tetori në Austri është e ndaluar me ligj bartja e Peqes apo Burkave. Sipas OJQ- ve vendore ky numër i grave, është jo më i madh se 150.

Është fakt interesant se në kryeqytetin e Austrisë ku jetojnë mbi 1,7 milion banor, ka një konstelacion mjaftë interesant sa i përktet numrit të shkollareve të nivelit fillor. Në paraqitjen grafike më poshtë shihet edhe kjo përbërje. Këtu vërehet qartë dominanca e fëmijëve musliman.

 

Sipas instistuteve hulumtuese (ÖIF) skenarët mund të ndryshojn shumë me kalimin e viteve. Nëse vazhdon ky ritëm, ateherë në vitet 2046 numri i muslimanëve do shkonte në 14%. Kjo gjetje është bërë temë zjarri e çdo debati përgjatë e fushatës elektorale. E kësaj i kontriboi edhe më shumë publikimi i një studimi të Universiteti të Kremsit, ku nxjerr përfundime në mes tjerash se, xhamit dhe shoqatat fetare ndikojë dukshëm në mos integrimin e komunitetit musliman në shoqërinë  austriake. Këto konkludime u hodhen poshtë nga Komuniteti musliman (IGGÖ), i cili i shihte ato, me prapavijë politike dhe jo të vërteta.

15 tetori po afron, dita edhe kur do të mbahen zgjedhjet nacionale, kurse temën e muslimanëve dhe refugjatëve sikur po e fut për pak kohë ndonjë skandal i njerës apo partisë tjeter nën hije. Mediat austriake ditëve të fundit kanë raportuar për aferta korruptive dhe kundërligjore të ligjvënsve përkatsisht të këshilltaërve politik. Vlen të përmendet krijimi i Web Faqeve në Facebook kundër ministritt të jashtëm z. Kurz.

Tradicionalisht muslimanët janë reshtuar në masë të madhe deri me tani në partin e Kancelarit Kern. Kjo parti ka marrë numër të konsideruar të votave nga ky komunitet, përkundër faktit se ka bërë jo sa duhet për integrimin dhe avancimin e këtij komuniteti.

Kësaj here muslimanët ndodhen para shumë pikëpyetjesh, përpara se të vendosin se kujt do i besojnë votën e tyre. Disa nga ngjarjet më të rëndsishme që e përcjellin këtë komunitet janë mes tjerash edhe:

  • Ndalimi i bartjës së Burkave,
  • Tendenca për të ndaluar punën e shumë çerdheve islame, sidomos në kryeqytet,
  • Përgaditjet për miratimin e ligjit, për mundësin e adaptimit të fëmijeve nga çiftet homo
  • Raporti diplomatik (tejet i acaruar) i Austrisë me Turqinë dhe vendet Arabe.

Pas 15 Tetorit do të verehen edhe pasojat e para për këtë komunitet mjaftë të madh në shoqërinë austriake, e i cili me sa duket, nuk është edhe aq i përgaditur për tu ballafaquar me to.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh