Kuvendi i Republikës së Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar propozimin për anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, shkruan Kosova Post.
Me 70 vota PRO, 1 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë votuar anëtarët për Komisionin për provimin e Jurisprudencës.
Për rrjedhojë, komisioni përbëhet prej:
Albert Zogaj, kryetar i komisionit; zëvendës-anëtare e komisionit Drita Rexhaj, Valbona Dishaj Haxhosaj anëtare e komisionit, pyetëse e lëndës: e drejta penale, materiale dhe procedurale, zëvendës-anëtar Afrim Shala, Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare dhe zëvendës-anëtare Edije Sezairi; Halide Reka anëtare, pyetëse e lëndës E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut dhe zëvendës-anëtar Feit Krasniqi; Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe E drejta administrative dhe zëvendës-anëtar Nenad Laziq.