Votohet projektligji që lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Votohet projektligji që lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Është miratuar projektligji i cili lejon importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ky projektligj u votua me 6 vota pro e asnjë kundër.

Anëtari i komisionit Memli Kransiqi, tha se  projektligji në fjalë duhet medoemos të miratohet pasi që është në të mirën e qytetarëve.

“Ky ligj duhet medoemos të kaloj sepse është në të mirën e qytetarëve, ata që kanë rroga të larta nuk e kanë problem që të importojnë makina nën 15 vjet por, duhet ta kemi parasysh nivelin e shoqërisë tonë ku shumica nuk kanë mundësi për blerjen e tyre”, tha Krasniqi.

Kujtojmë që opozita kishte lëshuar më herët sallën, por kuorumin e mundësoi deputeti Adem Hodza i Listës Serbe.