Pas votimit , Limaj para mediave tha se tashmë qytetarët kanë një rast të mirë të zgjedhin kandidatin e tyre, persona që do përfaqësojnë dëshirat e tyre.
“Ne po shkojmë drejt përzgjedhjes së legjislaturave lokale për katër vitet e ardhshme, besoj shumë që qytetarët e të gjitha komunave kanë rast të mirë të zgjedhin kryetarin më të mirë që ata besojnë. Besoj që qytetarët do të votojnë kandidatin që i flenë në zemër, persona që do mund të përfaqësojnë vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve”.
Tutje Limaj tha se zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë dhe e shtetndërtimit.
“Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, baza themelore e shtetndërtimit dhe po them prapë pavarësisht që kemi zgjedhje të shpeshta kjo ndihmon në konsolidimin demokratik, andaj ftoj qytetarët që të mos hezitojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.