Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar para pak minutash në Prishtinë për udhëheqjen e re në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen sot në Kosovë.
Kryeministri Kurti, njëherësh lideri i Vetëvendosjes , para gazetarëve foli pë procesin e mbarë zgjedhore, ndërsa tha se vota e qytetarëve përcakton se kush do të udhëheq me komunat.
“Mirëdita të gjithëve, si qytetar i Republikës dhe banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar për këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës anë e mbanë komunave të shtetit tonë, sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohen se kush do të jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie a pasurie, të shfrytëzojnë këtë moment barazie”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ka shtuar Kurti se si kryeministër i Kosovës, bashkë me qeverinë tonë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave.
“4 vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, anë e kënd Kosovës në të gjitha komunat ku ata jetojnë, banojnë e punojnë”, ka përfunduar Kurti.