Ka hedhur votën e tij për përfaqësimin komunale dhe udhëheqjen e ardhshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se sot është festë për demokracinë.
“Sot natyrisht është festë, s’ka gjë më të bukur kur qytetarët vendosin për udhëheqësit.
Ju falënderoj juve medieve e komisionarët, vëzhguesit. Dhe i uroj 40 mijë votuesit e ri që për herë të parë votojnë”.