Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Prizrenit, Anton Quni, ka hedhur votën.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjana.
Quni pas votimit bëri thirrje që të dalin të gjithë të votojnë.
“Iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në numër sa më të lartë për të votuar, unë konsideroj që kryetari i ardhshëm të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe t’i përmbush të gjitha premtimet që i kanë shpalosur gjatë fushatës”, ka thënë Quni.