Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Pejë, raporton Kosova Post.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari ka tejkaluar normën e shpejtësisë së lëvizjes në gjendje të dehur dhe ka rrezikuar trafikun.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/