Departamenti për Krime të Rëndë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e babai i tij në Gradicë të Drenasit.
Siç thuhet në njoftim, Xh.B dhe A.B, akuzohen për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.
“I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.