Vargut të reagimeve përkitazi me vrasjen llahtashme të të miturës nga qyteti i Ferizajit, i është bashkuar edhe profesori i filozofisë Sead Zimeri, transmeton Kosova Post.
Profesor Zimeri, kulturën shqiptare e kundëron si burim të krimeve me bazë gjinore.
Vrasja e grave duhet të trajtohet si problemi më i madh i kulturës shqiptare, ka shkruar filozofi Zimeri në rrjetin social të tij.
Ky është reagimi i plotë i Zimerit:
Vrasja e grave duhet të trajtohet si problemi më i madh i kulturës shqiptare. Nuk ndodhin në vukum kulturor këto vrasje, dhe sado që i dënojmë krimet e këtilla si krime makabre, prapë kanë me ndodhur; edukohemi dhe rritemi me një kulturë ku gruaja nuk vlerësohet njësoj me burrin. Ajo vritet për çdo ditë simbolikisht, përmes trajtimit jo të barabartë dhe formave të ndryshme të seksizmit që është i përhapur sikur të jetë gjëja më normale në shoqëritë tona.