Së paku 30 persona kanë humbën jetën kur të hënën persona të dyshuar me armë sulmuan një treg në Nigerinë veriore, bëri të ditur një zyrtari lokal, transmeton Kosova Post.
Sulmi u krye nga sulmues të paidentifikuar në rajonin Goronyo të shtetit Sokoto, tha Muhammad Bello, zëdhënës i shtetit veriperëndimor, shkruan AA.
Sokoto shpesh është në shënjestër të grupeve të armatosura. Rreth 20 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm të ngjashëm të armatosur më 10 tetor.
Në një sulm tjetër vdekjeprurës më 8 tetor, 11 persona, përfshirë fëmijë dhe një imam xhamie, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur persona të dyshuar të armatosur nga grupi i jashtëligjshëm Yan Sakai sulmuan një treg në fshatin Mamande, në qeverinë lokale Gwadabawa.