Vritet një vajzë nga Kumanova në Siri, ishte pjesë e IS-it

Vritet një vajzë nga Kumanova në Siri, ishte pjesë e IS-it

Është vrarë një vajzë kumanovare në Siri e cila bënte pjesë në grupin e ISIS-it. Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve në Siri.

Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj duke mësuar më vonë se gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e SHI-së. Ajo për katër vite në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe se nuk ishin dhënë lajme apo senzacione mediale rreth fatit të saj.

Deri më tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.

You may also like

Çaji me banane për një gjumë të qetë

Gjumi është aq i rëndësishëm për shëndetin tuaj