Zogu nga familja Accipitridae, e njohur gjithashtu si familja e skifterëve ose shkabave, u pa nga një vrojtues zogjsh në Stamboll, transmeton Kosova Post.
Një qift i kuq, i njohur edhe si Milvus, një zog grabitqar me madhësi të mesme që është i rrallë në Turqi, u vërejt në Stamboll, shkruan AA.
Zogu nga familja Accipitridae, e njohur gjithashtu si familja e skifterëve ose shkabave, u pa nga një vrojtues zogjsh pranë një deponie në rrethin Şile.
Vrojtuesi, i quajtur Haldun Savaş, tha për AA se ai ka kryer vëzhgim zogjsh për mbi 15 vjet pavarësisht profesionit të tij si inxhinier.
“Unë vëzhgova qiftin e zi në anën veriore dhe shkrepa disa fotografi. Ndërsa po bëja fotografitë, nuk po i kushtoja vëmendje qiftit të kuq. Kur mbërrita në shtëpi në mbrëmje dhe po i shikoja imazhet, hasa në disa fotografi të qiftit të kuq dhe kisha emocione”, tha ai.
Qiftet e kuqë janë aq të rrallë, saqë edhe gjatë kohës së migrimit të tyre, vërejtja e tyre është pothuajse e pamundur, pohoi ai.
Duke përmendur se qiftet e kuq janë parë vetëm dhjetë herë në Turqi deri më tani, ai deklaroi se as kolegët e tij të tjerë në terren, të cilët kanë qindra fotografi zogjsh, nuk kanë parë kurrë një të tillë.