Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se rezultati më i rëndësishëm i vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe (Dubai) ishte marrëveshja në lidhje me ndërtimin e fabrikës së vaksinave të ndërmarrjes kineze Sinopharm në Serbi, transmeton Kosova Post.
Vuçiç gjithashtu njoftoi se takimi i parë i punës për çështjen e fabrikës do të mbahej të hënën dhe se do të diskutohet vendi i ndërtimit.
“Ne do të shohim për të parë logjistikën dhe të bëhemi gati për të ndërtuar një fabrikë në më pak se një muaj.”
Ai shtoi se është i bindur se kjo do ta bëjë Serbinë edhe më të fortë dhe do të lejojë fqinjët e saj të kenë vaksina të mira. “Ne do të jemi në gjendje të mburremi se është një vaksinë vendore,” theksoi ai, duke shtuar se ekspertët do të trajnohen jashtë vendit.