Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë, Boban Bogdanoviq, komentoi protestat në Serbi dhe situatën në veri të Kosovës, duke thënë se edhe pse ishte një kohë me shi, në rrugët e Beogradit të shtunën në mbrëmje u mblodhën rreth 300 mijë njerëz në protestën “Serbia kundër dhunës”.
Ai nënvizoi se këto protesta mund të sjellin dhe fundin politik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e cilësoi si burimin e dhunës në të gjithë Ballkanin.
Gjatë këtyre 11-viteve Vuçiqi është aktori politik në Serbi dhe është kreu i gjithçkaje që ndodh në Serbi madje ndikon dhe në atë që ndodh në Kosovë. Protesta jonë është Serbia kundër dhunës. Pas Millosheviçit erdhi Vuçiçi në Serbi dhe ai është burimi i dhunës në gjithë Ballkkanin Perëndimor. Ai është arsyeja pse nuk ka paqe në Serbi, ai është arsyeja pse nuk ka paqe mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një kohë shumë shumë e keqe, një kohë e tmerrshme pasi situarta mund të përshkallëzohet në Kosovë. Nuk dua të besoj që kriminelët nga veriu i Kosovës, Radaviçi dhe strukturat e tij kriminale mund të përshkallëzojnë përplasjet me armë. Kjo nuk është e mirë për marrëdhëniet tona dhe për rajonin”, tha Bogdanoviq.