Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sonte dhe nesër në bisedimet me zyrtarët evropianë në Bruksel do të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për marrëdhëniet në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përparimin në fushën e sundimit të ligjit në Beograd.
Ai në një konferencë për media pas takimit që pati me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, ka deklaruar se në maj do të kenë një takim lidhur me dialogun.