Vuçiq nga Brukseli porosi për Haradinajn: Ushtrinë nuk do ta dërgoni në veri

Vuçiq nga Brukseli porosi për Haradinajn: Ushtrinë nuk do ta dërgoni në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur nga Brukseli rreth deklaratave të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se ky veprim është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen që e NATO-s.

“Ata që mendojnë se do të sjellin ushtrinë e tyre në veri të Kosovës – kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiq, transmeton Indeksonline.Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka thënë dje se brenda këtij muaji do të behët formimi i ushtrisë së Kosovës. Ai ka treguar edhe disa detaje se si do te duket ushtria e re.