Vuçiq: Nuk ka dialog nëse Kosova nuk i heq taksat

Vuçiq: Nuk ka dialog nëse Kosova nuk i heq taksat

Presidenti serb Aleksander Vuçiq është deklaruar sonte pas takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se dialogu do të vazhdojë kur Kosova të tërhiqet nga vendimet e saj, siç i ka quajtur ai, të jashtëligjshme.

“Asnjëri prej nesh nuk do të paraqitet këtu derisa ata të nxjerrin vendime të jashtëligjshme,”, tha Vuçiq për RTS, transmeton lajmi.net

Vuçiq ka thënë se vendimi i Kosovës për tatimin shtesë mbi mallrat do të mbetet në fuqi dhe se Evropa nuk do të jetë shumë e shqetësuar në lidhje me këtë.

“Ajo që po ndodh nesër është e treta – evropianët po përpiqen të na nxjerrin jashtë rrjetit elektrik për Kosovën e Veriut, ilegalisht”, ka thënë më tutje Vuçiq.