Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandër Kharshenko.
Ndër diskutimet mes tyre është përmendur edhe Kosova, ku Vuçiq ka shprehur mirënjohje ndaj Vladimir Putin për mbështetjen që ai i jep Beogradit për siç ka thënë çështjen e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
“Putin përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, është shprehur ai.
Vuçiq ka theksuar se vizita e tij e ardhshme në Rusi është e rëndësisë së veçantë.