Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të marrë në konsideratë masat kundër Prishtinës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë vendim të qartë, transmeton Kosova Post.
“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe do të presim që Prishtinën ta anuloj vendimin e tyre, nëse ata nuk duan, ne do të marrim kundërmasa për të mbrojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Unë u thashë atyre gjithçka personalisht. Serbia nuk do të pranojë politikën e një akti të përfunduar në mënyrë që veprimi kriminal i dikujt të marrë legalizim dhe legjitimim ligjor, dhe ju mund të bëni çfarë të doni me dhunë, por pa vulën e Serbisë,” tha Vuçiq, shkruan tanjug.
“Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të na përgjigjet brenda një muaji nëse Marrëveshja e Brukselit ekziston apo jo, dhe heshtja e tyre do të jetë përgjigja se kjo marrëveshje nuk ekziston, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.sh.o./Kosova Post/