Vuçiq përplaset me gazetarët kroatë: Përulësinë dhe frikën s’do ta shihni nga unë

Vuçiq përplaset me gazetarët kroatë: Përulësinë dhe frikën s’do ta shihni nga unë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hyrë në debat me gazetarë kroatë, të cilët insistonin në fjalimin e tij në Glina, në vitin 1995.

Në konferencën për shtyp në Vrginmost, gazetarët kroatë kërkuan sqarime nga Vuçiq për fjalimin e tij, se “Glina dhe Kraina serbe nuk do të jenë Kroaci” dhe se “aty qeveria e ustashëve nuk do të jetë në gjendje për të ardhur.”

I pyetur nëse do të kërkojë falje për këtë fjalim, presidenti serb tha se “nuk do të shohin këtë lloj përuljeje të tij.”

“Masa e mbështetjes dhe respektit tuaj është në proporcion me shkallën e përulësisë që prisni nga dikush që ka ardhur. Por, këtë lloj të përulësisë dhe frikës nuk do ta shihni kurrë nga unë”, tha Vuçiq.

Vuçiq u tha gazetarëve se bashkëpunëtorët e tij mbrëmë i treguan se si ishte përshkruar në mediat kroate, ndërmjet tjerash edhe si çetnik, dhe përsëriti se askush nga familja e tij nuk ishte çetnik. /kp/.