Në një intervistë për televizionin austriak ORF, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vuri në dukje se Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por se nuk do të prishë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën për shkak të kësaj, transmeton Kosova Post.
Megjithatë, siç raporton RTS, ai shtoi se rruga evropiane e Serbisë nuk varet nga ajo.
“Në takimin e fundit të ministrave të jashtëm (BE), u tha se Serbia ka bërë përparim në çështjen e sundimit të ligjit. Është e rëndësishme për ne të jemi të sinqertë në rrugëtimin evropian”, tha Vuçiq.
I pyetur nga gazetarët e ORF se po mbahen protesta mjedisore në Serbi, se disa qytetarë kundërshtojnë Rio Tinto dhe minierën e litiumit, skur edhe diegia e deponisë në Vinca, Vuçiq tha se brenda “Programit 2025” ka një numër të projekteve në fushën e ekologjisë.
Ai deklaroi se më shumë se 120 komuna do të lidhen me sistemin e kanalizimit.
“Mund të jetë e paimagjinueshme për Austrinë, por as një e treta e Beogradit nuk ka kanalizim. Ne do të instalojmë impiante të trajtimit të ujërave të zeza në të gjitha qytetet dhe do të heqim tubat e asbestit në sistemin e furnizimit me ujë. Ne do t’i bëjmë të gjitha këto, por unë nuk do të marr pjesë në deindustrializimin e Serbisë, “shtoi Vuçiq, shkruan danas. Ai gjithashtu foli për vaksinimin, me deklaratën e gazetarëve të ORF se Serbia ishte e para në aspektin e disponueshmërisë së vaksinave, por që prej muajsh është përballur me kundërshtimin ndaj vaksinimit./Kosova Post/