Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka harruar ish-shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai ka deklaruar së fundmi se Millosheviqi “nuk e pati lehtë”, teksa po fliste për problemet që duhej të zgjidheshin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ia ka lënë fajin Millosheviqit vetëm që, siç ka thënë ai, nuk ka mundësi të llogarisë mirë ose ta shohë mirë situatën.
Vuçiqi ka thënë në “TV Pink” se “ne kemi ardhur kështu në një pozitë të vështirë”, duke përmendur largimin e serbëve që tha se u bë në fillim të viteve ’90.
“Millosheviqi të paktën kishte emocione dhe luftoi për Kosovën”, ka thënë Vuçiqi, i cili atëherë i shërbente atij si ministër i Informacionit.
Pas Millosheviqit, ai ka thënë se në pushtet në Serbi erdhi një grup njerëzish që s’ishin të interesuar për çështjet me të cilat merrej kasapi i Ballkanit.
“Situata në të cilën ndodheshim nuk është aq e tmerrshme tani sa mund të kishte qenë”, ka thënë Vuçiqi.