Në kohën kur në Serbi po mbahen protestat më të mëdha opozitare kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, ky i fundit ka filluar që të bëjë konspiracione e të infiltrojë edhe vendet e rajonit se duan dhe po punojnë në “rrëzimin” e tij.
Presidenti i Serbisë i ka bërë këto deklarata dje gjatë një interviste duke komentuar protestat që po mbahen nga opozita atje se ato nuk janë kundër tij por kundër Serbisë.
Vuçiqi, sipas mediave serbe ka thënë se Zagrebi dhe Prishtina janë bërë bashkë, por edhe një pjesë e Podgoricës dhe Sarajevës.
Madje Vuçiqi ka thënë se Prishtina, Zagrebi dhe disa në Sarajevë e Podgoricë duan ndryshimin e pushtetit në Serbi.
“Po mendoni se ata po veprojnë ashtu sepse Serbia është e keqe? Pra që Prishtina dhe Zagrebi duan një Serbi më të mirë, më të përparuar… A besoni në këtë? Për ta do të ishte në interes të jetë ajo Serbi që nuk i mbron qytetarët tonë në Kosovë…., e cila nuk do të jetë konkurruese në rajon dhe e fundit në aspektin ekonomik në Ballkanin Perëndimor si në kohën e Boris Tadiqit”, ka shtuar presidenti i Serbisë.
“Do të bëjnë gjithçka mundet që të bëhen gati për kohëra të tjera që do t’u përshtatej interesave të tyre”, ka shtuar ai.
Ndryshe gjatë së shtunës, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona