“Ata do të kontrollojnë një qeveri në një anëtar të NATO-s dhe mund të themi hallka më e dobët në NATO”- shprehet profesori unversitar, transmeton Kosova Post.
Bëhet e ditur se përfaqësues në përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi është Miodrag Lekiq, kryetar i partisë iDemos.
Kështu është rënë dakord në mbledhjen e partive të mazhorancës së vjetër parlamentare, të kryesuar nga Fronti Demokratik.
“Kjo është një fitore për Vuçiqin dhe strukturat e inteligjencës ruse, të cilat ia dolën, nëse kjo ndodh, të marrin nën kontroll një anëtar të NATO-s. Ata do të kontrollojnë një qeveri në një anëtar të NATO-s dhe mund të themi hallka më e dobët në NATO”, thotë Zlatko Vujovic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.