Antari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy partive.
Hoti sot në RTK ka thënë se për një pjesë të madhe të temave, tashmë kanë gjetur pajtueshmëri.
‘’Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’.
Kujtojmë se Vetëvendosje dhe LDK u renditën të parat në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 6 tetor.
Në bazë të kësaj, mandati për krijimin e Qeverisë së re i takon partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes, ndonëse bashkë me LDK-në këto dy subjekte nuk e arrijnë kuotën e mjaftueshme prej 50 % të ulëseve të Kuvendit.