Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi , i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë vërtet interesat kryesore kineze, transmeton Kosova Post.
Kështu iu përgjigj Wang i pyetjes së një gazetari në lidhje me marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimeve me kolegë nga Singapori, Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Koreja e Jugut në provincën kineze të Fugji.
Tutje theksoi Wang, se ministrat e jashtëm të atyre vendeve vlerësuan zhvillimin dhe rritjen e Kinës si një nevojë historike, ndërsa tha ai se këto vende pajtohen se zhvillimi i Kinës ishte në përputhje me pritjet e përbashkëta dhe interesat afatgjata të të gjitha vendeve në rajon dhe nuk duhet të bllokohet.
Poashtu Ministri i Jashtëm kinez tha se meqë jemi duke u përballur me sfidën globale të periudhës pas Covid-it, ministrat e jashtëm u shprehën se ndërmjet Kina dhe Shtetetve të Bashkuara në vend të konflikteve duhet të ketë dialog dhe bashkëpunim në mënyrë që këto dy vende ti përmbushin detyrimet ndaj rajonit si fuqitë kryesore të botës.
“Kina është e gatshme t’i përgjigjet pritjeve të të gjitha palëve dhe të vazhdojë me përpjekjet e saj për këtë qëllim,” tha Wang.
Për sa i përket argumenteve në lidhje me konkurrencën, bashkëpunimin dhe konfrontimin që Shtetet e Bashkuara i kanë theksuar vazhdimisht deri më tani kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Kinën, Wang tha se pozicioni i Kinës është i qëndrueshëm dhe i qartë.
‘Kina e mirëpret dialogun bazuar në parimet e barazisë dhe respektit reciprok, theksoi Wang, duke shtuar se Kina nuk pranon që një vend të ketë fjalën e fundit për çështjet botërore.
“Kina e mirëpret bashkëpunimin nëse ka nevojë, por bashkëpunimi duhet të ketë parasysh shqetësimet dhe përfitimet e ndërsjella të të dyja palëve,” tha Wang.
“Ne vendosmërisht kundërshtojmë ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe më vendosmërisht kundërshtojmë sanksionet e paligjshme të njëanshme të vendosura në bazë të gënjeshtrave dhe informacioneve të rreme”, tha Wang, duke shtuar se Kina nuk do të bëjë kompromis ose të tërhiqet, derisa i përmbahet normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe është zëri i interesave të një numri të madh të vendeve në zhvillim të vogla dhe të mesme.
Kina sigurisht ka të drejtë të hakmerret, pasi ajo duhet të mbrojë sovranitetin e saj kombëtar dhe dinjitetin kombëtar, shkruan rtv,bn. “Dialogu është më i mirë se përballja dhe bashkëpunimi është më i mirë se konfrontimi”, tha Wang, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i përgjigjen në mënyrë aktive pritjeve të vendeve në rajon dhe komunitetit ndërkombëtar dhe të punojnë me Kinën për të treguar edhe fuqinë botërore që së bashku të ruajn paqen, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal dhe botëror./KosovaPost/