Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, e konsideroi të pamundur arritjen e një marrëveshje së shpejti në lidhje me marrëveshjen bërthamore gjatë javëve të ardhshme në Vjenë, transmeton Kosova Post.
Washington Post njoftoi se negociatat e Vjenës kanë filluar disa javë më parë mes Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 në njërën anë dhe shteteve të këtij grupi dhe Amerikës në anën tjetër, për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore e cila ka humbur efektin e saj tërësisht për shkak të daljes së Amerikës dhe moszbatimit të zotimeve të shteteve evropiane.
Palët pjesëmarrëse në negociatat e Vjenës edhe pse në mënyrë pozitive po shikojnë procesin e negociatave dhe po deklarojnë se është arritur progres në bisedime, mirëpo në bazë të kësaj po theksojnë se ekziston rrugë e gjatë për arritjen e një marrëveshje të dëshiruar.
Ndërkohë Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar bashkëpunim me Rusinë në lidhje me çështjen e programit atomik të Iranit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha që ekzistojnë mes Moskës dhe Uashingtonit.
Qeveria e Amerikës me në krye Joe Biden ka deklaruar se synon ta kthejë Amerikën në marrëveshjen bërthamore, mirëpo deri më tani nuk ka ndërmarrë veprime të duhura për realizimin e këtij premtimi. Kjo është në kohën kur heqja e sanksioneve kundër Iranit është një prej çështjeve kryesore të bisedimeve mes palëve të pranishme në bisedimet e Vjenës./KosovaPost/.