Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Chelsea dhe mund të largohet prej aty në janar
Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea.
Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në Londër dhe duket se i ka bërë valixhet gati.
Mediumi britanik “Express” raporton se përfaqësuesi gjerman mund të largohet nga kampioni evropian qysh në janar.
Interesim për ish-futbollistin e Leipzigut kanë shfaqur katër klube të njohura evropiane.
Bëhet fjalë për Atletico Madridin, Bayern Munichun, Borussia Dortmundin dhe Jueventusin, të cilat i kanë bërë gati ofertat.
Më i mundshëm është rikthimi i Wernerit në Bundesligë, aty ku e arriti kulmin e karrierës.
Ndërsa, me Chelsean e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Angli./KosovaSot/