Shkruan: Flora HAJDARMATAJ
Faqja e lajmeve të teknologjisë “TechRadar” ju kujton se WhatsApp-i gjithashtu ndan statusin tuaj, historitë dhe foton e profilit dhe se ju mund të ekspozoheni ndaj reklamave sipas këtyre. Nëse ndani informacione në statusin tuaj WhatsApp se dëshironi të blini një model të veçantë makine, Facebook-u do t’i transmetojë këto të dhëna tek reklamuesit në mënyrë që të shihni reklama në Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Instagram në përputhje me rrethanat.
Zhvillimet e fundit nga bota e komunikimit, me ndryshime të vogla por “imponuese” nga WhatsApp, Twitter lënë mjaft për të menduar. Numri i përdoruesve të rrjeteve si Facebook, Instagram apo Twitter u rrit dukshëm gjatë periudhës së izolimit në shtëpi, po ashtu edhe përdorimi i video konferencave apo aplikacioneve përkomunikim të menjëhershëm si Viber apo WhatsApp. Por nga diskutimete përditshme të shumë përdoruesve, të cilët ishin shumëaktiv në këto platforma vinin në dukje njërritje të censurës indirekte dhe vëzhgimittëfshehtë, tëcilat janëpërhapurdalëngadalë dhe kanë filluar të dalin në pah.
Marrëveshja e re e përdoruesve të WhatsApp
Kohëve të funditWhatsApp u ka dërguar një paralajmërim përdoruesve të tij për të pranuar marrëveshjen e re të privatësisë ose përndryshe për të fshirë aplikacionin nga smartphone-t e tyre. Aplikacioni për mesazhe dhe komunikim të menjëhershëm WhatsApp paralajmëroj se aplikacioni do të fshihet nga telefonat e atyre nëse nuk pranojnë kontratën e re dhe rregullat e ndarjes së të dhënave deri më 8 shkurt. Ky paralajmërim ndikoi që shumë përdorues nga e gjithë bota të marrin pjesë në fushatën për fshirjen e aplikacionit WhatsApp dhe hapjen e llogarive në aplikacionin Signal, i cili u shikua si një alternativë ndaj WhatsApp-it, duke e vlerësuar si aplikacion që i kushtonte më shumë rëndësi privatësisë sëpërdoruesve.
Më vonë, WhatsApp-i deklaroi se ishte çuditur për zhvillimet e fundit dhe njoftoi se ka shtyrë afatin e fundit të njoftimit, i cili përfshin kushtet e reja të shërbimit, deri në 15 maj. WhatsApp-i bëri deklaratën e re pasi mori një sërë reagimesh të ashpra në lidhje me “politikën e privatësisë” të azhurnuar. Deklarata theksoi se kishte konfuzion në lidhje me azhurnimin më të fundit të aplikacionit dhe u deklarua se kishte shumë keqinformime që shkaktuan shqetësim. Në deklaratë u theksua se bisedat personale mbrohen gjithmonë me zbatimin e enkriptimit (procesi i shndërrimit të informacionit ose të dhënave në një kod, veçanërisht për të parandaluar hyrjen e paautorizuar) (end-to-end encryption) dhe u theksua se as WhatsApp-i dhe as Facebook-u nuk mund të shohin mesazhe private. Në deklaratë u tha se azhurnimi nuk e zgjeroi aftësinë e aplikacionit për të ndarë të dhëna me Facebook-un dhe koha e caktuar për të shqyrtuar e pranuar kushtet është shtyrë për një datë të mëvonshme. “Ne do të bëjmë më shumë për të zbardhur disa dezinformata në lidhje me mënyrën se si funksionon privatësia dhe siguria në WhatsApp”, duke theksuar se llogaria e askujt nuk do të pezullohet ose fshihet më 8 shkurt.
Ringjallja e debatit mbi privatësinë
Facebook-u, në një deklaratë për revistën “Wired”, argumentoi se marrëveshja e re e WhatsApp-it, që hyri në fuqi, nuk do të thotë një ndryshim në politikat e tij aktuale të privatësisë. Disa media dhe përdorues të aplikacionit WhatsApp e kuptuan qartë se kjo do të thoshte që WhatsApp-i më në fund e kishte kaluar kufirin, duke kërkuar ndarjen e të dhënave pa asnjë alternativë. Por, në fakt, kompania thotë se fshirja e politikës së privatësisë reflekton thjesht se si WhatsApp-i ka ndarë të dhëna me Facebook-un që nga viti 2016 për shumicën dërrmuese të përdoruesve të saj. “Nuk i besoj asnjë produkti të bërë nga Facebook-u. Modeli i tyre i biznesit është vëzhgimi. Kurrë mos e harro këtë” u shpreh Evan Greer, nënkryetar i grupit të të drejtave digjitale Fightfor the Future.
Që kur Facebook-u bleu WhatsApp-in në 2014, ishte parashikuar se si do të ndryshojnë rregullat në lidhje me ndarjen e të dhënave dhe privatësinë. Sidomos, fakti që Facebook-u nuk ishte një platformë e besuar dhe ishte e shquar me skandale në lidhje me ndarjen e të dhënave dhe privatësinë. Në lidhje më politikën së re të privatësisë së WhatsApp-it dhe se çfarë të dhënash do të ndaheshin me pronarin Facebook, revista “Wired” shpjegoi se paralajmërimi që WhatsApp-i ka dërguar kohëve të fundit në ekranet e përdoruesve është një zgjatim i rregullave të ndryshuara në lidhje me të dhënat që do të ndahen me Facebook-un që nga viti 2016. Prandaj, kjo është arsyeja se pse këto rregulla janë të vlefshme që nga viti 2016. Sipas Wired-it, marrëveshja e re e privatësisë, e cila hyri në fuqi, është një ndryshim në mënyrën se si do të ruhen komunikimet e mbajtura nga përdoruesit me llogari, kryesisht, biznesi WhatsApp (WhatsAppBusiness). Në azhurnimin kryesor të rregullave të privatësisë dhe ndarjes së të dhënave në vitin 2016, përdoruesve iu dha mundësia ta çaktivizonin ndarjen e disa të dhënave me Facebook; megjithatë, ky opsion është zhvlerësuar me kontratën e re.
Revista “Wired” thekson se ndryshimi i fundit nuk ka ndikuar ndaj aplikacionit në zbatimin e enkriptimit (end-to-end encryption). Kjo do të thotë se mesazhet, fotot ose përmbajtja tjetër, që ju dërgoni, mund të shikohen vetëm në smartphone-in tuaj ose në pajisjet e personave që dërgoni. WhatsApp-i dhe Facebook-u nuk mund ta shfaqin përmbajtjen e mesazheve.Të dhënat që i përdor dhe ndan WhatsApp-i, kryesisht, kanë të bëjnë me mënyrën se si e përdorni aplikacionin.
Revista “Forbes”, gjithashtu, tregon se WhatsApp-i mbledh meta të dhëna dhe se WhatsApp-i në këtë mënyrë ndan të dhëna të tilla si kush i dërgon mesazh, kë njeh, kur dhe sa shpesh flet. “Të dhënat meta janë të dhëna në lidhje me të dhënat tuaja. Mund të jenë po aq të fuqishme sa vetë të dhënat”, shprehet IanThornton-Trump, zyrtari kryesor i sigurisë së informacionit në “Cyjax”, një kompani virtuale e sigurisë, duke folur për “Forbes”. Ndërsa, në artikullin e tij për “Forbes”, eksperti i sigurisë kibernetike, Zak Doffman, u shpreh se meta të dhënat janë një zonë gri dhe vlera e këtyre të dhënave rritet me çdo aktivitet në platformat e mesazheve.
Çfarë të dhënash të përdoruesve mbledh WhatsApp-i?
“Politika e privatësisë” së WhatsApp-it, e azhurnuar më 4 janar 2021, u paraqit gjithashtu në faqen zyrtare të aplikacionit. Në tekstin e saj u theksua se aplikacioni ishte pjesë e kompanisë së Facebook-ut dhe se në kuadër të saj janë regjistruar këto lloj të dhënash: “Për të operuar, siguruar, përmirësuar, kuptuar, personalizuar, mbështetur dhe tregtuar shërbimet tona, WhatsApp-i duhet të marrë ose mbledhë informacione të caktuara, përfshirë kohën kur e instaloni aplikacionin, përdorni ose keni qasje në shërbimet tona. Llojet e të dhënave që marrim dhe mbledhim varen nga mënyra se si ju i përdorni shërbimet tona. Na duhen informacione të caktuara për të ofruar shërbimet tona dhe pa to nuk mund t’ju sigurojmë shërbimet tona”. Kështu, me fjalë të tjera, aplikacioni mbledh informacionet e llogarisë, mesazhet, informacionet mbi statusin, të dhënat e transaksionit dhe pagesës, ndihmën për konsumatorët dhe komunikimet e tjera, informacionin e përdorimit dhe regjistrimit, pajisjen dhe informacionin e lidhjes, si dhe informacionin e vendndodhjes.
Ekspozimi ndaj reklamave
Faqja e lajmeve të teknologjisë “TechRadar” ju kujton se WhatsApp-i gjithashtu ndan statusin tuaj, historitë dhe foton e profilit dhe se ju mund të ekspozoheni ndaj reklamave sipas këtyre. Nëse ndani informacione në statusin tuaj WhatsApp se dëshironi të blini një model të veçantë makine, Facebook-u do t’i transmetojë këto të dhëna tek reklamuesit në mënyrë që të shihni reklama në Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Instagram në përputhje me rrethanat. Aty theksohet se nëse e përdorni sistemin e pagesave të WhatsApp-it për të blerë nga një markë kafeje ose nëse ndani një histori mbi aplikacionin që pini kafe, mundësia e shikimit të reklamave në lidhje me zakonet tuaja të konsumit do të rritet. “TechRadar”, gjithashtu, përmend që nëse keni një llogari biznesi të WhatsApp-it, produktet që shisni mund të ndahen me konkurrentët.
Të gjitha këto shqetësime në lidhje me sigurinë dhe privatësinë e të dhënave të WhatsApp-it i kanë bërë aplikacionet si Telegram dhe Signal më të popullarizuara. Pasi Facebook-u bleu WhatsApp-in, më 2017 dhe 2018, themeluesit e WhatsApp-it, Brian Acton dhe Jan Koum, u larguan nga kompania. Acton-i, disa muaj më vonë, e themeloi Fondacionin e Sinjalit dhe institucioni e krijoi Protokollin e Sinjalit me burim të hapur. “Sot privatësia po bëhet një diskutim shumë më i zakonshëm”, tha Acton në konferencën WIRED25 në 2019. “Njerëzit po bëjnë pyetje në lidhje me privatësinë dhe ata duan siguri dhe privatësi të integruar në kushtet e shërbimit.”
Megjithëse rishikimet e politikës së privatësisë të WhatsApp-it nuk e ndryshojnë në të vërtetë sjelljen e shërbimit të mesazheve, është domethënëse që përdoruesit mund të kenë menduar që kompania po ofronte një opsion të heqjes dorë gjatë gjithë këtyre viteve që nuk ekzistonte në të vërtetë. Një nivel i ndarjes së të dhënave. me të cilin disa përdorues nuk pajtohen dhe, madje, kanë frikë, tashmë ka ndodhur. Duke pasur parasysh realitetin që Facebook-u ka në pronësi WhatsApp-in për pjesën më të mirë të një dekade, ky sqarim për disa duket si thjesht llogaritja e së pashmangshmes.
“The Social Dilemma” dhe vëzhgimi kapitalist
Mediat sociale janë bërë varësia e zakonshme e pothuajse të gjithë njerëzimit. Kanalet dhe aplikacionet e mediave sociale, që hynë në jetën tonë disa vjet më parë, janë kthyer në gjëra nga të cilat pothuajse nuk mund të heqim dorë. Në fakt, ne jemi në një pikë të tillë tani që disa prej nesh thjesht jetojnë për t’u vërejtur në mediat sociale. Ne i japin formë jetës sonë sipas tendencave të mediave sociale. Ne shkojmë në vende të njohura nga mediat sociale, veshin rroba të njohura dhe përpiqen të ndjekin trendet e njohura për të tërhequr vëmendjen. Nga njëra anë, kanalet e mediave sociale që e bënin më të lehtë komunikimin, nga ana tjetër, kanalizuan jetën tonë dhe, në të vërtetë, riformuan shumë gjëra. Dokumentari në Netflix “The Social Dilemma”, i drejtuar nga Jeff Orlowski, që zbulon fytyrën e panjohur të mediave sociale, zgjat rreth 90 minuta dhe ka thyer rekord në të gjithë botën për shikueshmëri. Ai përmban një seri intervistash me njerëz që dikur punonin me gjigandë të mëdhenj të mediave sociale si Twitter, Youtube, Facebook, Instagram dhe Google. Dokumentari argumenton se mediat sociale paraqesin “kërcënimin më të madh ekzistencial të njerëzimit”. Në dokumentar dëhsmohet përhapja e informacionit të rremë, ndotja e informacionit, manipulimi dhe varësia, tiparet e spikatura të mediave sociale.
Këta emra na tregojnë për ndikimin e mediave sociale tek njerëzit. Në vitin 2015 studiuesi Michal Kosinski nga Universiteti Stanford ndau rezultatet në një njoftim se “Algoritmet tani i perceptojnë tiparet e personalitetit tuaj më mirë se miqtë tuaj”. Sipas hulumtimit të Kosinskit, inteligjenca artificiale mund të bëjë përfundime më të sakta për ju, edhe më mirë se miqtë tuaj të ngushtë, madje edhe se bashkëshorti/tja juaj. Përafërsisht pas një viti pas publikimit të këtij raporti nga Universiteti Stanford, ndodhi skandali Cambridge Analytica, kur Donald Trump ishte President i Shteteve të Bashkuara, që bëri që përdoruesit të udhëzoheshin përmes mediave sociale. Në fakt, Cambridge Analytica përdori të dhënat e përdoruesve nga Facebook për të analizuar dhjetëra miliona profile përdoruesish dhe për të kuptuar profilet psikologjike të përdoruesve. Prandaj, dokumentari “The Social Dilemma” shfaq sesi platformat e mediave sociale i kthejnë njerëzit në “kukulla” dhe i bëjnë ata të varur. Po ashtu, tregohet se si mediat sociale i vë fëmijët në depresion dhe se si mijëra të rinj në ditët e sotme po u nënshtrohen operacioneve plastike për t’u dukur si në selfiet e tyre të filtruara, një sëmundje kjo që njihet si “Snapchatdysmorphia”.
Një nga temat kryesore të dokumentarit është se shfaq funksionimin e vëzhgimit dhe parashikimin që janë dy proceset themelore mbi të cilat mbështetet vëzhgimit kapitalist. Gjatë procesit të vëzhgimit, të gjitha të dhënat personale mblidhen. Këto të dhëna mblidhen nga motorët e kërkimit, blerjet, postimet në mediat sociale, njerëzit me të cilët jemi në kontakt, të dhënat shëndetësore, të gjitha llojet e të dhënave personale, të cilat mund të hyjnë në mjedisin digjital. Më vonë, këto të dhëna përpunohen me analiza të të dhënave dhe algoritme të inteligjencës artificiale për të krijuar modele. Këto modele krijojnë parashikime për proceset e ardhshme. Profesoresha nga universiteti Harvard, Shoshana Zuboff, në librin e saj “The Age of Surveillance Capitalism” (Epoka e Vëzhgimit Kapitalist), diskuton detajet dhe implikimet e këtij modeli ekonomik. Ajo e përkufizon vëzhgimin si: “një rend të ri ekonomik që e sheh përvojën njerëzore si interes të fshehur tregtar dhe pretendon se është lëndë e parë falas për praktikat e parashikimit dhe shitjes; një mutacion mashtrues i kapitalizmit, me një përqendrim të paparë të pasurisë, dijes dhe fuqisë në historinë njerëzore; kuadri bazë i një ekonomie mbikëqyrjeje; ashtu si kapitalizmi industrial përbënte një kërcënim për natyrën në shekujt XIX dhe XX, ai paraqet një kërcënim të tillë për natyrën njerëzore në shekullin XXI; një lëvizje që synon të imponojë një rend të ri kolektiv, të bazuar në siguri të padiskutueshme; shpronësimi i të drejtave kritike të njeriut, përmbysja e sovranitetit të popullit me një goditje nga maja”.