Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

    Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

    “Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

    “Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

    Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

    Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

    S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

    S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

    100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

    100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

    Loja e Vuçiç-it në të cilën kanë rënë pa dashje politikanët shqiptarë

    Kamberi, Vuçiqit: Kurti nuk është monstrum e as terrorist, dikur e arrestove e tash duhet të negociosh me të (Video)

    Ministri Mehaj: Trupat tanë të gatshëme  për…

    Ministri Mehaj: Trupat tanë të gatshëme për…

    Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

    BQK bëhet me drejtor të ri

    I burgosuri arratiset nga automjeti që po transportohej

    Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

    A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

    Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

    Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

    Riaktivizimi shumë vjeçar për njohjen e gjuhës turke në përdorim zyrtar

    Riaktivizimi shumë vjeçar për njohjen e gjuhës turke në përdorim zyrtar

    Kombi dhe koha

    Kombi dhe koha

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Letra kur Mozarti i kërkonte mikut të tij borxh

    Letra kur Mozarti i kërkonte mikut të tij borxh

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Helena Kadare feston ditëlindjen: “Besoj te dashuria!”

    Për të harruar një grua

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    ASHAK e shqetësuar për situatën: Kosova po dështon në luftën ndaj pandemisë

    Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Woodrow Wilson, ish-presidenti amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja

3 Shkurt, 2022 11:16
në Kryesore, Lajme, RAJON
Woodrow Wilson, ish-presidenti amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja
Share on FacebookShare on Twitter

Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912.

Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare.

Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

110-vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar

Pushteti dhe opozita shqiptare përplasen për sigurinë kibernetike

Tërmet në Shqipëri

Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.

“Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Evropë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”.

Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Wilson u nis për në Evropë ku kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut. Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por synimet e fqinjëve nuk ishin ndalur aty.

“Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915”.

Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.

“Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Wilson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku ish-presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti”.

Për historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i fqinjëve por edhe dobësia e qeverisjes së vendit. Profesor Pano thotë se në fillim të negociatave, Presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime.

“Por ajo që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese”.

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.

Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan.

“Faktori tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur si Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako”.

Kështu mendon edhe zoti Enholm i Shtëpisë Woodrow Wilson.

“Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht edhe nga kontaktet me shqiptaro-amerikanët”.

Zoti Pano thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale.

Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Trashëgimia e Woodrow Wilsonit është e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990. Por siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot.

Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë/Zëri i Amerikës.

Etiketat: George Frederick WilliamsNikolla PanoShqiperiWoodrow Wilson
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

4 Shkurt, 2023
Pakistani bllokon faqen e Wikipedia-s

Pakistani bllokon faqen e Wikipedia-s

4 Shkurt, 2023
“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

4 Shkurt, 2023
Blinken shtyn udhëtimin për në Kinë: Prania e balonave spiune është shkelje e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar

Blinken shtyn udhëtimin për në Kinë: Prania e balonave spiune është shkelje e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar

4 Shkurt, 2023
Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

4 Shkurt, 2023

Tjera nga rubrika

Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së, sa për Kroacinë, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së, sa për Kroacinë, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

20:55

​Miratohet rezoluta për referendumet e Rusisë në Ukrainë, e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja

‘Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB, edhe pas njohjes nga Serbia’

07:26

Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti vendosin kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

07:39

Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

20:24

‘Serbia ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtrake’

Alarmon prestigjozja norvegjeze “Aftenposten”: Zhvillime të rrezikshme në Ballkan

13:40

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.