Pretendohet se Rusia mblodhi luftëtarë të huaj sirianë që kishin përjetuar më parë luftën urbane për t’i çuar në Ukrainë, transmeton Kosova Post.
Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” (WSJ), duke cituar disa zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, raportoi se administrata e Moskës po kërkon metoda të reja në rrjedhën e luftës në Ukrainë.
Katër zyrtarë amerikanë i thanë gazetës se Rusia po rekruton luftëtarë të huaj nga Siria për t’i përforcuar ata, mes gjasave në rritje të luftërave urbane në Ukrainë, veçanërisht në kryeqytetin Kiev.
Rusia ka mbledhur luftëtarë të huaj me përvojë në luftërat urbane në Siri dhe u ka ofruar atyre kontrata për një kohë të kufizuar në këmbim të një rroge të caktuar, thuhet në raport.
Deri më tani, detaje të tilla si, sa luftëtarë sirianë janë mbledhur ose kur do të dërgohen ata në Ukrainë nuk janë ende të qarta, thanë zyrtarët amerikanë.
Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy, tha se më shumë se 16.000 luftëtarë të huaj nga vende të ndryshme kishin aplikuar për të luftuar në anën ukrainase.trt.