Detyra e Blaugranas është sigurisht një detyrë e madhe pasi kampionët e Gjermanisë janë dukur të pandalshëm në Evropë këtë sezon, por trajneri katalanas beson se ekipi i tij mund të mposhtë këdo.
“Është në duart tona dhe ne do të japim gjithçka që kemi. Pas ndeshjes, do të shohim”, tha Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Nuk e shoh si një mrekulli”.
“Është një ndeshje dhe ne mund të mposhtim çdo kundërshtar”.
Sigurisht, Xavi është i vetëdijshëm se Bayern nuk është një kundërshtar dhe Barcelona do të duhet të jetë në maksimumin e saj për të marrë diçka në Allianz Arena”, shkruan “Marca”
“Duhet të jemi të durueshëm”, tha Xavi.
“Të mërkurën kemi një provë kundër një kundërshtari që ka qenë më i mirë se ne në takimet tona të fundit”.
Bayern Munich do të përballet me Barcelonën, me fillim nga ora 21:00