Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit, thuhet se 106 hebrenj fanatikë sulmuan xhaminë e shenjtë përmes Portës Al-Magaribe (Marok) në jugperëndim të Mesxhid al-Aksa, transmeton Kosova Post.
Gjithashtu thuhet se grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u endën nëpër oborret e xhamisë, shkruan AA.
Hebrenjtë fanatikë pritet të vazhdojnë sulmet e tyre edhe pasdite.
Sulme të tilla në xhaminë e shenjtë nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensioni në rajon të përshkallëzohet.
Shkelet sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit
Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me ministrinë Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë të Jordanit.
Që nga viti 2003, hebrenjtë pa lejen e administratës kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit dhe të shoqëruar nga policia.
Duke i përshkruar këto ngjarje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thotë se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.