Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha sot se nëse Prishtina dëshiron bisedime me Beogradin, së pari duhet të tërheqë njësitë e ROSU nga veriu, sepse tha ai Serbia “nuk negocion me armë të drejtuar në ballë”, transmeton Kosova Post
“Nëse dikush ka nevojë të luajë me forcë, Serbia është pak më e fuqishme se Kurti me një grusht banditësh. Por ne nuk do ta bëjmë këtë, sepse ne jemi përgjegjës dhe kujdesemi për këdo që jeton në Kosovë, “theksoi Vulin për TV Pink.
Vulin, shtoi se Serbia dëshiron paqe në Kosovës, por se ‘Xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të Presidentit Vuçiq’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
“Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por më e rëndësishme dhe qëllimi i Serbisë është mbrojtja e njerëzve të saj kudo që të jetë e nevojshme,” shtoi Vulin.sh.o./Kosova Post/