Hetem Smakiqi, xhaxhai i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, ka thënë se policia nuk e kanë lejuar që të futet në shtëpinë e nipit të tij, me arsyetimin se duhet të përfundojë bastisja nga Gjykata Speciale.
Duke komentuar bastisjet, ai ka thënë se nuk janë në dijeni pse po ndodh ky aksion.
“Na nuk di asgjë rreth bastisjeve. Kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje. Deshëm të shkojmë me shikuar se çka po bëhet me ditë arsyet pse dhe me thanë: ‘s’mundeni me hy deri të dalin policia’”