Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri e ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell KosovaPost.
Futbollisti i Chikago Fire dhe Përfaqësueses së Zvicrës e ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.