Ylli amerikan i basketbollit i
cili luan për Anadolu Efes, Shane Larkin, njoftoi se do të luajë në ekipin kombëtar të Turqisë, transmeton KosovaPost.
Basketbollisti i pozitës qendër që luan te ‘Anadolu Efes’ Larkin pritet t’i bashkohet Turqisë. Ai së shpejti do të pajiset me pasaportë dhe do të luaj për Kombëtaren Turke.
“Bisedimet me të kanë filluar dhe së shpejti do të publikohet gjithçka nga Federata e Basketbollit të Turqisë”, ka njoftuar zëdhënësi i FTB-së.
Por Shane Larkin, nuk do të jetë i vetmi do t’i bashkohet Turqisë, pasi rrugën e tij pritet ta ndjekë edhe një basketbollist i huaj.
DeShane Davis Larkin, është i lindur më 2 tetor 1992, është një basketbollist profesionist amerikan që luan për fanellën e Anadolu Efes nga ekipet e Super Ligës të Basketbollit Turk. Është i gjatë 1.80 metra dhe peshon 80 kilogramë.