Një ndër aktorët më prominent të kinomatografisë turke, Burak Yoruk, anipse ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të paktë nga publiku që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare, transmeton Kosova Post.
Ai u tregoi ndjekësve të tij se është shqiptar, teksa postoi një foto të tijën, të cilën e shoqëroi me disa fjalë shqip. “Djali i nënës”, shkroi ai. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka nguruar të tregojë sërish se ndihet krenar për origjinën e tij.