Filmi me regji të Blerta Bashollit arriti sukses të jashtëzakonshëm.
Janë ndarë çmimet për “Soundance Film Festival 2021”, festival në të cilin këtë vit garoi edhe filmi shqiptar “Hive” (Zgjoi)
Filmi në fjalë fitoi tre çmimet kryesore në festivalin “Soundance”, përfshirë” Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.
Në rolin kryesor të filmit aktron Yllka Gashi, e cila u shpreh shumë e lumtur për suksesin që ka arritur “Hive”.
“Ne sapo bëmë historinë! Filmi jonë “Hive” me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio, fitoi tre çmimet kryesore në Sundance Film Festival 2021. Filmi më i mirë, Çmimi i publikut dhe Regjisorja më e mirë.
Blerta Basholli, Të dua! Faleminderit që më bëre pjesë të kësaj ëndrre!”, shkruan ajo.