Yllka Gashi, e cila këtë vit arriti një sukses të madh me filmin “Zgjoi”, për audiencën e gjerë është bërë e njohur në rolin e Zanës në serialin “Familja Moderne”, përcjell KosovaPost.
Derisa së fundmi ka dhënë një intervistë për Kanal 10, ajo shprehet se “Familja Moderne” mbetet seriali vendor më i suksesshëm.
E pyetur se si e kujton këtë periudhë dhe çka mban mend nga ky serial, Gashi thotë se është e lumtur që ka pasur fatin të jetë në një projekt të tillë duke qenë se atë kohë ishte akoma në Universitet.
“E kujtoj me dashuri, mall e mirënjohje se kemi punuar gjatë kohë, dhjetë vite. E mbaj mend që njerëzit kanë blerë gjenerator për ta parë Familjen Moderne. Jam e lumtur që kam pasur fatin të jem pjesë e saj”, u shpreh ajo.
Vlen të theksohet se Familja Moderne ishte menduar të rikthehej disa herë, por kjo nuk kishte ndodhur për shkaqe financiare