Ymeri: Largimi nga Vetëvendosje, një vendim që më bën të jem i kënaqur

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se me Vetëvendosjen nuk përshtatet konceptualisht edhe sa i përket krizës.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë disa gjëra që në politikë nuk duhet bërë kompromise.

“Me largimin nga Vetëvendosje nuk mund të them se krenohem por është një vendim në jetën time për të cilin jam i kënaqur. Për mua konceptet politike dhe besimi në to janë më të rëndësishme se pozita personale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti PSD-së thotë se Vetëvendosje e tanishme sot ka ndryshuar konceptet politike që ka pasur në fillimet e saja.

“Nuk do të thotë se është ndryshe për shkak të largimit tonë, por nuk u ka qëndruar besnike koncepteve”.

Ymeri thotë se asgjë personale nuk ka me Albin Kurtit pos se nuk pajtohet me konceptet politike.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk ka koncepte progresiste por konservatore

Të ngjajshme

Lajmi tjeter

Tjera nga rubrika