Pas thirrjes së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për të mbajtur referendum në Kosovë, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të veprojë ndaj tentimeve të Serbisë për të mbajtur referendumin në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Zaimi ka thënë se është momenti që kryeministri dhe diplomacia e Shqipërisë të veprojnë.
“Është momenti që kryeministri i Shqipërisë dhe diplomacia e saj, të veprojnë për të frenuar tentativat provokuese të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Zaimi.
Ndryshe, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk lëkunden nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.