Zbulimi i shkencëtarit nga Kosova Halil Ibrahimi, e ka detyruar në një mënyrë Rusinë, ta njoh Kosovën si shtet, shkruan Kosova Post.
Biologu Ibrahimi para disa ditësh dha lajmin se punimi i tij rreth insektit “Potamophylax coronavirus”, i ishte publikuar në revistën prestigjioze “Biodiversity Data Journal”.
Ky lloj insekti, siç shpjegoi ai, është zbuluar në Lumbardhin e Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.
Duket që zbulimi ka bërë jehonë në qarqet akademike botërore, meqë shkencëtarët rus i janë referuar zbulimit në fjalë, duke u detyruar ta njohin edhe Kosovën.
Për këtë efekt në rrafshin politik, ka njoftuar vetë profesor Ibrahimi. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar kështu:
“Ruset qenkan tregu shume te shpejte. Te paret paskan kriju faqe ne Wikipedia per llojin tone endemik Potamophylax coronavirus, dhe ate ne rusisht. Fale punimit, Kosoves i jane referu si Republika e Kosoves.”
Kjo është faqja në gjuhën ruse në Wikipedia, për të cilën flet profesori: