Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje të reja lidhur me kërcënimin që i është bërë Prindon Sadriut në ambasadën e Kosovës në Shkup, raporton Kosova Post.
“Datë,09.06.2021-11:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa kishte qenë në detyrë, ishte ndier i kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prindon Sadriu udhëheq me Ambasadën e Kosovës në Shkup pas shkarkimit të ambasadorit Gjergj Dedaj, i cili fillimisht pat reaguar pas shkarkimit, duke paralajmeruar “rezistence”./KosovaPost/